Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Prrenjas.
Një veturë ka dalur nga rruga dhe ka rënë në përroin e Legajcës, shkruan Abc News përcjell Klankosova.tv
Siç raportohet viktima janë A.Y, rreth 55-vjeç dhe bashkëshortja e tij M.Y.
Ende po vazhdon puna për nxjerrjen e trupave të pajetë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi A. Y., rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës.
Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet. Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
The post Vetura bie në lumin Shkumbin, vdesin burrë e grua appeared first on Klan Kosova.
