Ndryshimet dhe plotësimet në nëntë ligje që lidhen me pjesët e autostradave që do të ndërtohen nga konzorciumi amerikano-turk “Bechtel Enka” janë sot në rendin e ditës të seancës së 112-të parlamentare. Të gjitha ligjet ndjekin procedurë të shkurtuar dhe propozuesit janë një grup deputetësh nga shumica qeverisëse, informon bild.mk.
Në rend dite të seancës janë ndryshimet dhe shtesat në ligjet për tokën bujqësore, për shpronësimet, për urbanistikën, për ndërtimet… Si pikë e fundit e rendit të ditës janë ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për realizimin e projektit për ndërtimin e Korridorit infrastrukturor 8 (pjesa: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorit 10 d (pjesa e autostradës Prilep – Manastir), pas një procedure të shkurtuar.
Përveç seancës së 112-të, Kuvendi sot duhet të mbajë edhe vazhdimet e shtatë seancave tjera, seancës së 50-të, 71-të, 79-të, 86-të, 100-të, 103-të dhe 106-të.
Në vazhdim të seancës së 50-të, deputetët duhet të shqyrtojnë projektligjin për procedurë civile, në lexim të parë.
Nga rendi i ditës i seancës së 71-të kanë mbetur edhe disa pika, Raporti Vjetor i punës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2021, Raporti Vjetor i punës së Komisionit Shtetëror për Ankesa për Prokurim Publik për vitin 2021, ndryshimet e propozuara në Ligjin për marrëdhënie pune në leximin e parë dhe të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, në procedurë të shkurtuar, Informacioni për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
E pashqyrtuar është edhe pika për Interpelancën për punën e kryetares së Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet komuniteteve Sonja Mirakovska, e parashtruar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së.
Nga rendi i ditës i seancës së 79-të kanë mbetur edhe disa pika, përfshirë Propozim Kodeksi për Shfuqizimin e Kodit të Sjelljes Etike të deputetëve, Raporti për Zbatimin e Programi Vjetor i Punës dhe Zhvillimit të Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2021, Raporti vjetor për punën e Komisionit për letra me vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.
Në rend dite të seancës janë edhe ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Inspeksionin Arsimor, në lexim të parë, si dhe disa projektligje të tjera për ratifikimin e kontratave dhe marrëveshjeve. Pritet edhe ratifikimi i Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për themelimin e qendrave kulturore dhe informative në Beograd dhe Shkup.
Nga rendi i ditës i seancës së 86-të kanë mbetur edhe dy pika, Propozimi për Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar Pelister 2016-2030 dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për disiplinë financiare, në lexim të parë.
Deputetët, në kuadër të vazhdimit të seancës së 100-të, duhet t’i shqyrtojnë ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim pas marrëveshjes për kredi për financimin e projektit “Ndërtimi i një pjese të re dhe rindërtimi i seksionit ekzistues Bellakovc – Kriva Pallankë – pjesa lindore e linjës hekurudhore të Korridorit VIII, faza 2” dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksat administrative, të dyja në procedurë të shkurtuar. Në rend dite të seancës është edhe projektligji për nënproduktet me origjinë shtazore, në lexim të parë.
Në kuadër të vazhdimit të seancës së 103-të, deputetët duhet të shqyrtojnë propozim – ndryshimet në Ligjin për punësimin e personave me aftësi të kufizuar, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tarifën doganore , të gjitha në procedurë të shkurtuar.
Kuvendi sot do të mbajë vazhdimin e seancës së 106-të. Nga rendi i ditës së seancës kanë mbetur edhe disa pika, Propozimi për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozimi për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Shtetëror për parandalimin e delikuencës së fëmijëve, Projektligji për ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në Marrëveshjen për tregti të lirë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Ukrainës, Projektligji për shpalljen e Kanionit të Matkës monument i natyrës, në lexim të parë. / bild.mk
