Është përfshirë nga zjarri një autobus në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë.
Bëhet e ditur se autobusi i përketë linjës së Institutit dhe zjarri ka ndodhur rreth orës 16:50.
Policia bën të ditur se dyshohet që zjarri është aksidental, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv.
“Me datë 10.04.2023, rreth orës 16:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit, autobusi i linjës së Institutit, me drejtues shtetasin S. A. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Personat që ndodheshin në autobus kanë dalë nga autobusi dhe nuk ka asnjë të dëmtuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
