Fifi në ditët e fundit të shtatzënisë: Po i numëroj ditët, orët, minutat e sekondat (FOTO)

Këngëtarja e njohur kosovare, Filloreta Raçi, është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Fifi, e cila ditët e fundit të shtatzënisë po i kalon në ShBA, atje ku edhe ka planifikuar ta bëjë lindjen e foshnjës, sonte ka bërë një postim në Instagramin e saj, ku është shprehur se mezi po pres ta mbajë në krah të birin, përcjell Klankosova.tv.

“Po i numeroj ditët, orët, minutat e sekondat deri sa të të kem në krahët e mi biri jem. Të dua akoma pa ta pa fytyren, e pa ta ni erën”, ka shkruar tutje këngëtarja.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.