Ed Sheerani surprizon yllin e metrosë së Nju Jorkut (VIDEO)

Ylli britanik Ed Sheeran i është bashkuar këngëtarit të metrosë së Nju Jorkut, Mike Yung, në një duet të këngës së tij më të re, “Eyes Closed”.

Në videon e publikuar nga Subwaycreatures në Instagram, Yungu shihet duke e kënduar këngë nga album i ri i Sheeranit.

Nuk vonon shumë dhe Sheerani i vjen nga prapa, përshëndetet me të, dhe të dy pastaj ia thonë këngës.

“Oh, uau, ma ndreçe ditën”, i thotë ylli i metrosë Sheeranit.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.