(FOTO+VIDEO) Shembet një garazhë shumëkatëshe në Nju Jork – një person ka humbur jetën dhe pesë janë lënduar

Fotografitë dhe videot nga vendi i ngjarjes tregojnë makina të shumta mbi njëra-tjetrën mes pllakave të thyera të betonit. Dëshmitarët okularë thonë se shembja ka ndodhur me shpejtësi.

Të paktën një person vdiq dhe pesë të tjerë u plagosën kur një garazhë shumëkatëshe u shemb pjesërisht në Manhattan, Nju Jork, thanë autoritetet lokale, raportoi Reuters.

Garazhi katërkatësh u shemb pjesërisht dje rreth orës 16:00 me orën lokale (rreth orës 20:00 GMT).

Fotot dhe videot nga vendi i ngjarjes tregojnë makina të shumta të vendosura mbi njëra-tjetrën mes pllakave të thyera të betonit. Dëshmitarët okularë thonë se shembja ka qenë e shpejtë.

epa10579302 New York City Fire Department firefighters work on ladder trucks at the scene of a parking structure collapse in the Financial District of New York City, New York, USA, 18 April 2023. Fire Department officials have reported three injuries but advised they expect that to increase. EPA-EFE/JUSTIN LANE

Shërbimi zjarrfikës deklaroi se në momentin e aksidentit në pallat ndodheshin gjashtë persona, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë, katër janë dërguar në spital dhe një ka refuzuar ndihmën mjekësore.

Shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të Nju Jorkut, John Esposito, tha se operacioni i shpëtimit ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm për zjarrfikësit dhe struktura e garazhit ishte shumë e paqëndrueshme.

Në operacionin e shpëtimit janë përdorur shkallë lëvizëse, drone dhe një qen robotik.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tha se teknologjia e re ka luajtur një rol jetik në reagimin ndaj urgjencës.

“Dua të theksoj se, falë Zotit, ne kishim qenin robot që mundi të hynte në ndërtesë.” – tha kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams.

Nuk dihen ende shkaqet e shembjes së garazhit shumëkatësh.