Dy fshatra të Drenasit nuk do të furnizim me ujë pas një defekti në gyp

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se fshatrat Komoran dhe Zabel i Lartë në Komunën e Drenasit nuk do të furnizohen me ujë të pijshëm.

Në njoftimin e lëshuar nga KRUP thuhet se kjo është për shkak të një rrjedhje uji në gypin kryesor në autostradën Prishtinë-Komoran-Pejë.

Sipas KRUP, punimet teknike në riparimin e defektit mund të zgjasin deri nesër pasdite./Klankosova.tv