“Ndryshimi ka nis”, është moto nën të cilën partitë opozitare, në mesin e të cilave edhe Lëvizja Besa e Bilall Kasamit po zhvillojnë para-fushatën për zgjedhjet parlametare dhe presidenciale.
Por, ky ndryshim për të cilin ata po flasin e humbë kuptimin, nëse fillon të shfletosh dokumente për institucionet që ata udhëheqin.
Indeks.mk ka arritur të sigurojë një dokument të nënshkruar nga kryetari i Lëvizjes Besa dhe i Komunës së Tetovës për ҫështje marketingu pikërisht në periudhën para-zgjedhore.
E pse kjo ҫështje është edhe temë për hetim, sepse pikërisht, Bilall Kasami me këtë kontratë ka vendosur ta shpërblejë, kompaninë e një aktivisti të Lëvizjes Besa.
“ON-Media”, është kompania e formuar nga Mevlan Osmani, që njihet si person